Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 21 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 21 Korrik 2024

Biden: Tërhiqem nga gara për president, të mbështesim Kamala Harris për të mposhtur Trump Joe Biden i dorëzohet thirrjeve të demokratëve dhe tërhiqet nga gara presidenciale. Në deklaratën e tij ai thotë se vendimin e mori për të mirën e kombit. Teksa bëri thirrje që kandidati demokrat përballë Trump, të jetë zv.presidentja Kamal Harris.

Trump: Biden ishte presidenti më i keq në histori. Demokratët e vleresojnë: U tregua patriot me mos rikandidimin. Kandidati republikan për garën presidenciale, Donald Trump e cilësoi Biden si presidentin më të keq në historinë SHBA-ve. Ndërsa për demokratet akti i Biden për tu tërhequr cilësohet si patriotik, pasi vendosi vendin më pare para interesit personal.

3 të vrarë dhe 1 i plagosur në Memaliaj. Mes viktimave, babai i Adriatik Kalemit. Dyshohet për hakmarrje 3 persona humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë atentatit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Mes viktimave është edhe babai i Adriatik Kalemit, i përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Motiv dyshohet hakmarrja

52% më shumë turiste kulturor në 6 muaj. Siti më i vizituar, kalaja e Gjirokastrës 499 mijë persona kanë vizituar në 6 muajt e parë muzetë, sitet dhe parqet arkeologjike në vendin tonë, duke shënuar një rritje me 52 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Vendin e parë e zë kalaja e Gjirokastrës.

Rritet kërkesa për kredi. Bankat shtrengojnë kushtet e huamarrjes për individët Rrritet sërish kërkesa për kredi, por bankat e nivelit të dytë po preferojnë më tepër financimin e bizneseve dhe më pak individët. Sipas Bankës së Shqipërisë shkak është bërë aftësia shlyese e huave nga qytetarët.

/tvklan.al