Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në ultësirën perëndimore mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë. Në zonat malore do të ketë herë pas-here kalime të pakta të vranësirave, të cila më të dukshme pritet të jenë në shtrirjen lindore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë me mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale por do të  rriten maksimumet duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët deri në 39°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al