Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 23 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 23 Korrik 2024

11 parti regjistrohen për zgjedhjet në Himarë. Beleri zgjidhet nënkryetar i komisionit për peticione në PE

“Daily Mail”, jehonë Shqipërisë turistike: Mirë se vini në Maldivet e Europës

Shqipëria turistike gjen sërish vend në faqet e para të mediave të njohura ndërkombëtare. Kësaj here është britanikja “Daily Mail” ajo që e cilëson rivierën shqiptare si maldivet e europës me ujëra bruz dhe një destinacion të ri turistik.

Shqiptarët po blejnë makina më të reja, 16 për qind janë me vit prodhimi 2011-2023

Vetëm 16 për qind e autoveturave në vendin tonë janë prodhim i viteve të fundit. Sipas INSTAT gjatë vitit të shkuar nga 867 mijë makina që kishte në vendin tonë, 111 mijë prej tyre ishin me vit prodhimi nga 2011 deri në 2023.

SPAKdërgon në gjyq ish-kryebashkiakun e Finiqit dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë. Akuzohen për “shpërdorim detyre”

Dalin pamjet e plagosjes me armë zjarri në Durrës. Autori iu dorëzua vetë policisë pas ngjarjes 

Kamala Harris siguron mbështetjen e delegatëve, 2.5 pikë pas Donal Trump në sondazhet e para

Kamala Harris po ecën me ritme të shpejta drejt shpalljes si kandidate për president, teksa brenda 24 orëve siguroi mbështetjen e shumicës së delegatëve në konvent. Ngushton në vetëm 2.5 për qind diferencën në sondazhe me Tramp.

/tvklan.al