Lajme, #edicioniinformativ ora 23:15 data 26 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 26 Korrik 2024

Katastrofë mjedisore në Vlorë, tymi i plehrave pushton qytetin/ Dështim i ministrive të Turizmit dhe Financave

Vlora u pushtua nga tymi i zjarreve që ka shpërthyer në vendgrumbullimin e plehrave urbane, duke u kthyer ne shqetësim serioz për mijëra turistë. Kjo gjendje vjen per shkak te dështimit të dhënies si zgjidhje nga dy ministrisë, ajo e Turizmit dhe Financave.

Dorehiqet kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla: Largohem për arsye shëndetësore

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit, tee cilin e mbajti peer 3 vite me radhë. Në fjalimin e mbajtur seancën e fundit të këtij sesioni, ajo tha se largimi nga kjo detyrë lidhet për arsye sheendetësore.

Seanca maratonë, parlamenti voton me 106 vota pro kodin e ri zgjedhor

Pas një seance maratonë, Parlamenti miratoi mes debatesh me 106 vota të mazhorancës dhe opozitës ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, të cilat parashikojnë hapjen e e 2/3 te listave të kandidatëve për deputetë.

Kukësi, qarku me më shumë vdekje nga zemra. 67 % e tyre vijnë nga sëmundjet kardiake

Rreth 67 për qind e fataliteteve në qarkun e Kukësit vijnë për shkak të sëmundjeve të zemrës. Më pas renditen Shkodra, Fieri dhe Dibra, ndërsa përqindjen më të vogël e ka Gjirokastra dhe Durrësi.

Ceremonia e Paris 2024, për herë të parë në lumin Sena. Mbi 73 mijë policë e ushtarë për sigurine e aktivitetit

Olimpiada e Parisit u hap me një ceremoni madhështore, që për herë të mbahet jashtë një stadiumi. Në këtë event sportistët parakaluan me 85 varka në ujërat e lumit Sena. Për sigurimin e aktivitetit u angazhuan mbi 73 mijë policë e ushtarakë.

/tvklan.al