Lajme, #edicioniinformativ ora 23:25 data 28 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 28 Korrik 2024

Rama, ndryshime surprizë në qeveri. Ikën Balla, Peleshi e Mete. Vijnë 3 emra të rinj. Spiropali, kryetare kuvendi

Ndryshime surprizë në qeveri. Kryeministri Rama lajmëroi nga Kongresi i Partisë Socialiste largimin e Taulant Balles, Niko Peleshit dhe Ervin Metes dhe zevendesimin e tyre me Ervin Hoxhen, Pirro Vengun e Petrit Malajn. Elisa Spiropali shkon kryetare Kuvendi.

Rama: Kush llogari në PS  për korrupsion, adresen e ka tek SPAK. Në 2025 dua rezultatin me spektakolar të periudhës time

Në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Rama kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme kjo forcë politike të marrë rezultatin më të mirë që ka njohur ndonjeher. Kreu i qeverise tha se të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë, të përgjigjen vetë në SPAK.

Strategjia antikorrupsion/kurrikul etike në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme për edukimin me ligjshmërinë

Lufta kundër fenomenit të korrupsionit do të përfshihet edhe në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Strategjia antikorrupsion parashikon ndër të tjera krijimin e një kurikul etike me qëllim edukimin e nxënësve me kulturën e ligjshmërisë.

Plazhi i pasqyrave, ndër më të mirët e Eurpës.“National Geographic”: Ka ujra të pastra kristal

“National Geographic” e rendit Plazhin e Pasqyrave në Sarandë mes plazheve më të mira sekrete të Evropës. Rrjeti i njohur televiziv e vlerëson për ujrat kristal dhe për faktin se nuk ka turma vizitorësh.

Sulmi i Hezbollaut me 12 të vdekur, Izraeli nis hakmarrjen: Shkeli të gjitha vijat e kuqe

Izraeli godet objektivat e Hezbollahut një ditë pasi grupi militant kreu një sulm në Lartësitë Golan ku humbën jetën 12 persona. Ndonëse Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë për këtë sulm, Tel Avivi tha se ai ka shkelur të gjitha vijat e kuqe.

/tvklan.al