lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 28 Maj 2024

Tuneli i Llogarasë do të hapet në fillim të korrikut. Balluku: Gati brenda afatit, këtë vit kalohet pa pagesë

Tuneli i Llogarase do te hapet per qarkullimin e automjeteve ne ditet e para te korrikut. Zevendeskryeministrja Belinda Balluku thote se ai do te jete gati brenda afatit dhe vitin e pare te operimit, kalimi do te jete pa pagese.

Financat dhe ekonomia me nevojat më të mëdha për punonjës. Aplikimet për punë ranë në 2023

Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomise renditen te parat ne listen e dikastereve qe kane nevoje per punonjes te rinj. Te dhenat zyrtare tregojne se ne vitin 2023 pati nje renie te aplikimeve per pune ne shtet.

FAZ: Kërcënimet e Greqisë për bllokimin e Shqipërisë janë boshe. Mitsotakis po e përdor Belerin për vota

Gazeta gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung” shkruan se kercenimet e Greqise per bllokimin e Shqiperise jane boshe dhe veshtire se do ta trembin Ramen. Sipas saj, Mitsotakis po e perdor Fredi Belerin per vota ne zgjedhjet europiane.

SPAK dërgon në gjyq Plaurent Dervishajn dhe 8 të tjerë për vrasje e atentate me tritol

SPAK dergon ne gjyq Plaurent Dervishajn dhe 8 persona te tjere, per atentatin ndaj ish -prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrare shoferi i tij Andi Maloku dhe per disa vepra te tjera penale, përfshirë atentate me lende eksplozive.

Afrim Gashi zgjidhet kryetar i ri i kuvendit të RMV. Fronti Europian braktis seancën

Shqiptari Afrim Gashi nga Koalicioni VLEN është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Kandidatura e tij mori 76 vota pro, ndërkohë që deputetët e koalicionit Fronti Europian të kryesuar nga BDI nuk morën pjesë në votim.

Spanja, Norvegjia e Irlanda njohin shtetin e Palestinës. Shefi i OKB: Ndaloni tmerrin në Rafah

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht shtetin e Palestines, nje vendim acaron me tej marrëdhëniet mes Izraelit dhe Europes. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë shefin e OKB-se, bene thirrje per te ndalur tmerrin ne Rafah.

Lista e Euro 2024, Josa: Sylvinho ka menduar për të ardhmen e kombëtares. Skema të ndryshme në lojë

Specialistet e futbollit vlerësojnë përzgjedhjen e lojtarëve te kombëtares per ne Euro 2024. Mirel Josa thote se trajneri Sylvinho ka menduar per te ardhmen e ekipit dhe me lojtarët qe na ne dispozicion mund te luaje me skema te ndryshme.

/tvklan.al