Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 29 Korrik 2024

Ministrat e rinj, në pritje të dekretit të presidenti. Parlamenti pritet të mblidhet nesër në seancë të posaçme

Parlamenti pritet të mblidhet nesër në seancë të posaçme për të votuar tre ministrat e rinj, të cilët duhet të dekretohen nga presidenti. Sot më shume se 30 deputetë socialiste firmosën që Elisa Spiropali të marrë drejtimin e Kuvendit.

PS bën aktive platformën “Deputeti që duam”. 4 hapa për t’u përfshirë në listat e kandidatëve

Partia Socialiste bën aktive platformën “Deputeti që Duam”, përmes së cilës kjo forcë politike do të rekrutojë kandidatët për deputete. Platforma i lejon cilitdo shtetasi shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë që të aplikojë.

Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit. Lonely Planet: Riviera, destinacioni më i mirë  për gushtin

Flusk udhëtaresh në portin e Durresit, një prej portave kryesore turistike te vendit. Shqiperia vijon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja, me Lonely Planet që rekomandon rivierën si destinacionin më të mirë për gushtin.

Zbardhet misteri i vdekjes se biznesmenit Armandi Nelajt. I shpërtheu eksplozivi duke e vendosur në një anije

Zbardhet misteri vdekjes së biznesmenit Armandi Nelaj, i cili humbi jetën nga një shpërthim nën ujë në Sarandë. Policia thotë se atij i shpërtheu aksidetalisht një sasi eksplozivi që po tentonte ta vendoste në tragetin e linjes Sarandë – Korfuz.

/tvklan.al