Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 3 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 3 Tetor 2024

Kuvendi në kaos. Opozita përplaset fizikisht me gardën dhe deputetët e PS

U shoqërua me tensione të larta dhe përplasje fizike seanca e sotme e Kuvendit. Deputetët e opozitës, përfshirë edhe ata të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës u përplasën me kolegët e tyre socialistë dhe punonjësit e Gardës së Republikës.

Dumani: SPAK po maturohet, po preken “të paprekshmit”. BE mbështet komisionin antikorrupsion të kuvendit

Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se institucioni që ai drejton ka rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar duke arritur deri tek “të paprekshmit”. Ambasadori i BE mbështet komisionin antikorrupsion të ngritur në Kuvend.

Kryeministri Rama operohet sërish.

Mjekët: Gjendja e tij, shumë e mirë Kryeministri Rama i nënshtrohet një tjetër operacioni në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale të hernies dhe pritet të lërë spitalin ditën e nesërme. Mjekët thonë se gjendja e tij është shumë e mirë.

Biden: Sulmi i Izraelit mbi rafineritë e naftës në Iran. Kompanitë ajrore pezullojnë fluturimet në lindjen e mesme

Presidenti amerikan Joe Biden duket se ka dhënë dritën jeshile që Izraeli të shënjestrojë rafineritë e naftës në Iran, si hakmarrje ndaj sulmit të 1 tetorit. Rritja e tensioneve detyroi kompanitë ajrore botërore që ndërpresin fluturimet në Lindjen e Mesme.

Ermir Lenjani lë kombëtaren: 10 vite kuqezi, realizim i ëndrrës së fëmijerisë

Ermir Lenjani deklaron tërheqjen nga kombëtarja shqiptare në moshën 35-vjeçare. Mbrojtësi e bëri të ditur vendimin me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet krenar për veshjen e fanellës kuqezi, një ëndërr e fëmijërisë së tij.

/tvklan.al