Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 4 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo
Headlines 4 Tetor 2024
Moti i keq godet Shqiërinë. Situatë problematike në Vlorë, evakuohen mbi 30 familje. 16 viktima në Bosnje
Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ere që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar probleme me përmbytjet e rrugëve në disa qytete. Moti keq në gjithë rajonin, teksa në Bosnje vërshimi i ujërave i ka marrë jetën 16 personave.

Toka në zonat malore do shitet me 1 euro. Qëllim, nxitja e investimeve dhe zhvillimi i turizmit
Tokat shtetërore në zonat malore do t’u shiten posueduesve faktik kundrejt çmimit simbolik 1 euro. Ky është përcaktimi i projektligjit të hedhur për konsultim publik nga qeveria dhe që ka për synim tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e turizmit.

Familjet Shqiptare, 91600 lekë për konsum në muaj. Tirana harxhon më shumë, Kukesi më pak
Një familje prej 3.7 anëtarësh në vendin tonë gjatë vitit 2023 harxhoi afro 92 mijë lekë për konsum në muaj. Familjet që harxhojnë më shumë janë ato që jetojnë Tiranë dhe Korçë, ndërsa ato që shpenzojnë më pak janë në Kukës dhe Dibër.

Kampi i Gjadrit do të monitorohet nga OKB. Qeveria italiane kërkoi verifikim për të bindur opoziten
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët do të monitorojë kompleksin e emigrantëve në Gjadër. Komisioneri i OKB-së, Filipo Grandi thotë se me kërkesë të qeverisë italiane do të bëhet verifikimi nëse ky kamp është konfrom ligjeve ndërkombëtare.

SHBA e Britania e Madhe kryejnë sulme ajrore në Jemen. Në shenjestër rebelët e Houthit
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e Madhe ndërmorën nje sulm te përbashkët kundër rebeleve te Houthit ne Jemen. Ne shënjestër janë rebelet e Houthit, te cilët nje dite me pare sulmuan nje anije britanike.

Shqipëria me mungesa për sfidat e tetorit. Sylvinho thërret Ardion Pajazitin
Silvinjo publikon listën e lojtarëve që do të thërrasë për dy sfidat e Tetorit, ato kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë që do të transmetohen në TV klan. Bien në sy disa mungesa për shkak të dëmtimeve, si dhe thirrja për herë të parë e Ardion Pajazitit.

Ekskluzivisht në Tv Klan/ Të shtunën nis “Familja”, sriali më i ndjekur turk, i dubluar në gjuhën shqipe
Nga kjo e shtune nis ne TV KLAN seriali me ndjekur turk “Familja”, i cili ka thyer çdo rekord shikueshmerie. Ky serial per here te pare do te jete dubluar ne gjuhen shqipe dhe rolin kryesor e ka aktori turk me orgjinë shqiptare, Kivanç Tatllëtu.