#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina – “Moj e Bukura More”/Merita Halili dhe Alma Manera risjellin këngën 600-vjeçare


Përshëndetje të dashur miq. Takohemi sërish bashkë këtë të premte. Do ta nisim këtë pjesë të parë jo me 1 por me 4 të ftuar të cilët do të na risjellin një ndër këngët më të njohura dhe të vjetra të Arbëreshëve, në mbarë trojet shqiptare “Moj e bukura more”… e sapo publikuar edhe në Youtube, sot ekskluzive edhe për programin tonë… Kjo këngë më shumë se 600-vjeçare, e cila i dedikohet migrimit të një numri të madh të popullsisë është padyshim si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi amë dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh. E veçanta e kësaj kënge të risjellë është se interpretohet nga një këngëtare e njohur e jona, por kësaj herë në bashkëpunim me një artiste italiane…
Të ftuar: Alma Manera, Merita Halili, Raif Hyseni, Kozeta Prifti

Rudina – Sa herë në javë duhet ti lajmë flokët? Hairstylist Ardi Borova jep këshillat


Në këtë pjesë të dytë do të flasim për kujdesin ndaj flokëve… Një pyetje që bëjmë shpesh, nisur edhe nga teoritë e ndryshme që dëgjojmë rreth e rrotull është “Sa herë duhet t’i lajmë flokët në javë”? Për të diskutuar më shumë jemi sot me Ardi Borovën

Rudina – “FOTOGRAFJA FRANCEZE”, një ndër romanet më të bukura të Natasha Lester


Jemi zhvendosur të këndi i tavolinës për të folur për një libër të bukur të sjellë së fundmi nga shtëpia botuese “Ombra GVG”. Behet fialë për romanin “Fotografja Franceze” e shkrimtares bashkëkohore australiane Natasha Lester. “Fotografja Franceze” është vlerësuar si një ndër veprat më të mira të autores që flet mbi Parisin e Luftës së II-të Botërore. Bazuar në një histori të vërtetë, romani rrëfen mbi historinë e guximshme të një modeleje të famshme, përgjatë periudhës së errët naziste, që shumë shpejt bëhet një reportere lufte. Për të zbuluar më shumë rreth kësaj vepre do të diskutojmë sot me Vasilika Tafën, botuesen e *Ombra GVG.

/tvklan.al