lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 31 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Rishikohet kësti i tatimit për profesionet e lira. 9 mijë subjekteve u njihen shpenzimet e zbritshme në 30%


Rritet financimi bankar për biznesin. BSH: Në 4 muaj sipërmarrjet morën 92.9 miliardë Lekë hua

Bankat e Nivelit te dyte rriten financimin per bizneset. Qe prej fillimit te ketij viti, sipërmarrjet kane perfituar 82.9 mld lekë hua, ndërkohe qe depozitat e qytetareve kanë nisur tkurrjen si pasoje e rritjes se konsumit.


Avokati Sokol Mëngjesi mbetet në intubim. Policia kontrolle për autorët në disa rrethe

Avokati Sokol Mengjesi vijon te jete i intubuar ne spitalin e Traumes, si pasoje e sulmit fizik mengjesin e se merkures. Policia vijon kontrollet per kapjen e autoreve te ngjarjes dhe i ka shtrire kerkimet ne disa rrethe te vendit.


Ilir Beqaj, një valixhe me akuza nga SPAK. Ish-ministri merr aktet për “sterilizimin”

Ilir Beqaj del me nje valixhe me akuza nga SPAK. Ish-ministri terhoqi me ne fund sot aktet e dosjes voluminoze ku ai eshte i akuzuar per shperdorim detyre ne lidhje me procedurat e dhenies se koncesionit te sterilizimit.


Fajtor për 34 akuza për falsifikim bilancesh në biznes, çfarë rrezikon ish-presidenti Trump

Donald Trump u shpall fajtor per 34 akuza nga nje gjykate e Manhatanit, duke u bere i pari ish -president apo kandidat per president qe denohet per vepra penale. Ai mund te denohet me burg, por edhe mund ta shmange qeline.


Kombëtarja vendoset në Austri. Do të zhvillojë fazën përgatitore për miqësoret e Qershorit

Kombetarja shqiptare e futbollit vendoset ne Austri, ku do te zhvilloje fazen pergatitore per dy miqesoret e qershorit kunder Lihtenshteinit dhe Azerbajxhanit. Te dyja ndeshjet do te transmetohen ne Televizionin Klan.

/tvklan.al