Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 4 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 4 Gusht 2024

Mbyllen zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë në Himarë. Procesi i qetë, debate për kartat e skaduara

Mbyllet votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës. Procesi u zhvillua i qetë, por kartat e skaduara të identitetit prodhuan debate politike. Pjesëmarrja arrin mbi 36 përqind deri në orën 18:00, më e lartë se në zgjedhjet e kaluara.

Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki. Mazniku: Nga 32 mijë lekë, minimum i ri shkon 70 mijë

Zbardhet skema e rritjes së pagave në të gjitha bashkitë e vendit. Ministri Arbjan Mazniku shpjegon se përfituesit kryesorë janë punonjësit e bashkive të vogla, të cilëve paga minimale do t’u ndryshojë nga 32 mijë në 70 mijë lekë, prej 1 shtatorit.

Rama: Fluksi i turistëve, tregues i transformimit të Shqiperisë. Të huajt, interes për Gjirokastren

Kryeministri Rama thote se shifrat zyrtare tregojne rritje te ndjeshme te numrit te turisteve kete vit dhe se ato jane tregues i transformimit te Shqiperise. Nder destinacionet e preferuar per te huajt mbetet Gjirokastra.

SHBA e BE largojnë qytetarët nga Libani. Situatë e tensionuar mes Izraelit e Hezbollahut

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreteria e Bashkuar dhe disa vende te Bashkimit Europian u bejne thirrje qytetareve te tyre te largohen nga Libani, nga frika e zgjerimit te konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.

/tvklan.al