Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 4 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Rama: Në Rai 3 u hodh baltë ndaj Shqipërisë. Pranuan se nuk janë ata që mendojnë se vendi ynë është narkoshtet

Kryeministri Rama reagon ndaj investigimit te dyte te Rai 3, duke thënë se u hodh balte ndaj Shqipërisë dhe se italianet pranuan se nuk janë ata qe mendojnë se vendi ynë është narkoshtet, por gjithçka ishte një “çorbë bio shqiptare”.

Gati qendra e pritjes së emigranteve në Shëngjin. Vvizitohet nesër nga Meloni: Solidaritet me Ramën

Ndonëse emigrantët e parë pritet të mbërrijnë në vjeshtë, qendra e pritjes së tyre në Shëngjin është gati. Ajo do të vizitohet nesër nga kryeministrja Meloni, e cila para nisjes në Shqiperi thotë se do t’i shprehë Ramës solidaritetin për sulmet që i janë bërë për këtë çështje

Telefoni i trafikantit zbulon korrupsionin e 8 policëve në Rinas. 50-500 € për çdo kalim

8 policë të Rinasit u vunë nën akuzë pas zbulimit se merrnin nga 50 në 500 euro ryshfet për lejimin e kalimit të personave me probleme dokumentacioni. Skema u zbulua nga zbërthimi i telefonit të një trafikanti kokaine.

Ndryshon ligji për inspektimet e bizneseve. Në fillim këshillim, më pas vjen gjoba

Skandal në “Vetëvendosje”, publikohen bisedat mes shefes së grupit parlarmentar me kriminelin Milan Radoiçiç

Një tjetër skandal në Vetëvendosje. Në media është publikuar një audio-regjistrim ku shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari Lila flet me kriminelin serb Milan Radoiçiç, të konsideruar si organizator të sulmit në Banjskë.

Ukraina nis përdorimin e armëve amerikane kundër rusisë. goditen për herë të parë baza jashtë kufirit

Ukraina pretendon se ka përdorur për të parën herë raketa amerikane për të goditur objektiva brenda territorit rus. Moska nuk ka reaguar ende, por më herët ka paralajmëruar se nëse kjo do të ndodhe do të ketë pasoja fatale.

Silvinjo, i kënaqur me fitoren në miqesoren ndaj Lihtenshtejnit: Mora përgjigjet që doja

Kombëtarja shqiptare fitoi 3-0 miqësoren me Lihtenshtejnin kur mbeten edhe 10 ditë nga nisja e kampionatit europian, një ekskluzivitet i Tv Klan. Trajneri Silvinjo tha pas takimit se mori përgjigjet që kërkonte nga lojtarët në fushë.

/tvklan.al