Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 5 Korrik 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Hapet tuneli i Llogarasë, shkurtohet distanca me bregdetin e jugut. Vitin e parë, pa pagesë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, një vepër e rëndësishme e infrastrukturës që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut. Vitin e parë të tij ai do të funksionojë pa pagesë për qytetarët. Ne inaugurim mori pjese edhe kryeministri Rama.

KQZ i heq mandatin Belerit. Qeveria, shkrese presidentit: Shpall datën e zgjedhjeve në Himarë

Më 4 gusht Himara do të votojë për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë. Presidenti i Republikës caktoi datën e zgjedhjeve të reja pasi KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm mandatin e Alfred Belerit të dënuar me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor.

Sondazhi: Viti 2024, më i sigurti për qytetarët. Ulen krimet e aksidentet, shtohet besimi tek policia

Një sondazh i zhvilluar nga “Instituti Axhenda” vëren se 2024 është konsideruar si më i sigurti për jetën e qytetarëve. Në analizë janë marrë humbjet e jetëve në vrasje apo aksidente. Tek qytetarët është rritur edhe besimi për forcat e rendit.

Laburistët fitojnë bindshëm zgjedhjet në Britani. Keir Starmer merr detyrën e kryeministrit

Disfatë e rëndë për konservatorët britanikë, të cilët në zgjedhjet e së enjtes morën numrin më të ulët të deputetëve në historinë e tyre 2-shekullore. Zgjedhjet i fituan laburistët dhe Sër Keir Stramer merr detyrën si kryeminister.

Nisin çerekfinalet. Spanja në avantazh me Gjermaninë. Në mbrëmje luhet Francë – Portugali

Ka nisur sot faza çerekfinale e Kampionatit Europian, ndeshjet e të cilit transmetohen në ekranin e televizionit Klan. Spanja po fiton me Gjermanine në atë që konsiderohet si finalja e parakohshme, ndërsa në mbrëmje Portugalia do të luajë me Francën.

/tvklan.al