Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 5 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Rama e Meloni vizitojnë qendrat e emigranteve. Kritika mediave italiane për sulmet ndaj Shqipërisë

Dorëhiqet kryebashkiakja e komanduar e Himarës. Blerina Bala qëndroi në detyrë vetëm 2 muaj

Dorehiqet nga detyra kryetarja e komanduar e bashkise se Himarws. Blerina Bala qëndroi vetem 2 muaj ne detyre, pas dorëheqjes se Jorgo Goros, te arrestuar nga SPAK. Ajo thote se arsyet e largimit janë personale.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, apeli i GJKKO lë në burg përjeë Redjan Rrajën

Gjykata e Apelit për Krimet e Renda le ne fuqi dënimin me burg përjetë për Redjan Rrajen, i cili akuzohet për atentatin ndaj ish -prokurorit Arjan Ndoja dhe “Rrumit te Shijakut”, ku mbeti i vrarë shoferi magjistratit, Andi Maloku.

INSTAT: Në 2023 bizneset e reja u rritën me 4.1% . Ekonomia, e fokusuar tek tregtia dhe shërbimet

Bizneset e reja u rriten me 4.1 perqind ne vitin 2023. Regjistri i biznesit, i publikuar nga Instituti i Statistikave, tregon se këto sipërmarrje janë fokusuar kryesisht ne tregti e shërbime dhe janë përqendruar ne rajonin qendror te vendit.

Katalonia kërkon njohjen e Kosovës nga Spanja. Grupi katalanas propozon pr/ligj të posaçëm në kongres

Përfaqësuesit e Katalonjës në Kongres kërkojnë zyrtarisht njohjen e Kosovës i shtet sovran. Në relacionin që shoqëron projektligjin e paraqitur në Kongres ata thonë se mos-njohja e Kosovës nga Spanja nxit destabilitet në Ballkan.

SHBA paralajmëron sanksione ndaj gjykatës së Hagës për urdhër-arrestin ndaj Netanjahut

Dhoma e ulët ne Kongresin Amerikan del kundër urdhër -arrestit te Gjykatës Penale Ndërkombëtare kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahut. Ajo miratoi nismën e republikaneve, e cila duhet te kaloje edhe ne Senat.

Nisin përgatitjet për ndeshjen me Azerbajxhanin. BBC vlerëson Sylvihnon: U bë hero i Shqipërisë

Pas fitores me Lihtenshtejnin, kombëtarja nis përgatitjet per miqësoren ndaj Azerbajxhanit. Ekipit i bashkohen edhe Gjimshiti, Abrashi e Ramadani. BBC vlerëson se trajneri Silvinjo arriti te behej hero i Shqipërisë për shkak te punës se tij.

/tvklan.al