Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 8 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 8 Gusht 2024

Saranda, 15% më shumë rezervime në gusht se 2023. Bizneset: Tymnaja për çmimet trembi vizitorët

Saranda është e tejmbushur nga të huajt në ditët e para të këtij gushti. Bizneset vendase thonë se në muajin korrik pati një stepje të vizitorëve të trembur nga tymnaja mediatike e rritjes së çmimeve së akomodimit në hotele dhe restoranteve. 

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni i pushimeve. Çmime të përballueshme dhe peizazhe mahnitëse

Tabloidi i njohur britanik “The Sun” thotë se Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar pushimesh. Në një reportazh të tij thuhet se plazhet shqiptare ofrojnë çmime të përballueshme dhe peizazhe mahnitëse.

Instat: Inflacioni në korrik shënoi 2.1%. U rritën lehtë çmimet e ushqimeve dhe pijeve

Instituti i Statistikave raporton se gjatë muajit korrik inflacioni shënoi 2.1%, poshtë nivelit 3% të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë. Çmimet mbeten të qëndrueshme ku një rritje të lehtë e patën ushqimet dhe pijet joalkoolike.

Shqipëria ndalon importin e kafshëve nga disa shtete. Bruceloza dhe Murtaja po shkaktojne dëme në rajon

Për shkak të përhapjes së disa sëmundjeve në vendet e rajonit, Shqipëria ka vendosur të ndalojë importin e kafshëve dhe shpendëve nga disa shtete. Autoritetet thonë se situata po mbahet nën monitorim dhe se nuk ka vend për panik.

Vrasje në një azil privat të moshuarish. 78-vjeçari goditi me bastun shokun e dhomës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një azil privat të të moshuarish në kryeqytet ku një 82-vjeçar u vra nga shoku i dhomës. Autori e qëlloi viktimën me një bastun hekuri pas një grindje për motive banale. Policia vuri në pranga 78-vjeçarin.

BE paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës. SHBA: Kurti po e humb besimin e partnerëve

BE paralajmëron shtim të masave ndaj Kosovës, pas dy  veprime te pakoordinuara si hapja e urës së Ibrit dhe mbylljes se Postes Serbi ne veri. Edhe SHBA reagon ashpër duke theksuar se Kurti po e humb besimin e  Uashingtonit.

/tvklan.al