Këngëtari i njohur Ledri Vula prej kohësh vuan nga një sëmundje e quajtur vitiligo, një gjendje ku lëkura humb melaninën.

Mesa duket çifti nuk e ka aspak problem dhe kompleks këtë sëmundje. Së fundmi Sara ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku Ledri ka vendosur dorën tek këmba e saj dhe ajo që bie më shumë në sy janë shenjat e lëkurës.

“Vitilgo nuk është dukur asnjëherë kaq cool”, ka shkruar Sara e cila lë të nënkuptojë se nuk e ka aspak problem sëmundjen e bashkëshortit dhe madje e bën atë të duket më i veçantë. /tvklan.al