Një 23-vjeçar me inicialet A.D. është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi në rrugën “Hasan Alla”, iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në pranga kanë përfunduar edhe shtetasit O. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe E. M., 18 vjeç, (nxënës i një shkolle), pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e shkollës.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al