Portieri në formacionin ideal të lojtarëve me parametra zero

Revista e njohur franceze “L’Equipe” ka publikuar formacionin me emrat më të nxehtë të merkatos së kësaj vere. Futbollistë me parametra zero që largimin e kanë të sigurt nga skuadrat që mbyllën sezonin, mes të cilëve edhe Thomas Strakosha.

Portieri i kombëtares shqiptare ka refuzuar të rinovojë me Lazion dhe pas datës 31 qershor është i lirë të firmos me cilëndo skuadër. Tomas Strakosha ka mundësinë të përmbushë ëndrrën e tij, të luajë në Premier League. E ardhmja e tij do të jetë Anglia dhe këtë e konfirmon vetë portieri shqiptar në një intervistë të dhënë së fundmi.

Premier League është dhe kampionati më i interesuar për shërbimet e tij, ku vëmendjen e tërheq Chelsea. ‘Blutë’ e shohin si opsion tejet të mirë për të dueluar për fanellën e titullarit me francezin Mendi. Veç Strakoshës në formacionin e lojtarëve që nuk e kanë një ekip janë edhe Marcelo, Romagnoli, Pogba, Dybala apo Dembele.

Klan News