Griezmann kthehet te Atletico Madrid, Barcelona e zëvendëson me De Jong

Antoine Griezmann është zyrtarisht një futbollist i Atletico Madrid. Sulmuesi francez ishte befasia e madhe e ditës së fundit të kësaj merkatoje vere, duke zgjedhur pikërisht rikthimin në kryeqytetin spanjoll për të vijuar karrierën e tij futbollistike. Barcelona e la të lirë 30-vjeçarin për të firmosur në formulën e huazimit me Los Kolçoneros.

Pas aktivizimit në këtë sezon në urdhrat e trajnerit, Simeone, Atletico Madrid ka në dispozicion blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit për shifrën e 40 milionë eurove. Griezmann bëhet largimi i tretë në sulmin katalanas, pas Messit dhe Rey Manaj. Ndërkaq si pasues të Griezmann, Barcelona ka identifikuar Luk de Jong, me sulmuesin holandez që i bashkohet ekipit nga “Kamp Nou” nga Sevilla.

Lëvizje kjo e kërkuar me shumë ngulm nga trajneri, Ronald Kuman që gjithnjë e më shumë po i beson patriotëve të tij holandez. Kjo pasi De Jong bëhet i dyti pas Memfis Depay që firmos me Barcelonën në këtë afat kalimtar merkatoje për ta dërguar në tre numrin e holandezëve në Katalonjë.

Klan News