Barcelona mori një fitore të vështirë në transfertë kundër Majorkës së Vedat Murriqit. Blaugranat triumfuan minimalisht në “Majorka Estadi” falë golit të Robert Levandovskit.
Sulmuesi polak ishte sërish heroi i takimit për katalanasit, duke realizuar në minutën e 20 të lojës. Për 34-vjeçairn, ky është goli i gjashtë radhazi në një ndeshje të La Liga-s.
Majorka luftoi fort dhe i vuri në vështirësi miqtë në pjesën e dytë të lojës. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Murriqi pati disa raste për të barazuar, ndërsa në të 90, portieri Ter Shtegen bëri një pritje shpëtimtare në gjuajtjen e Lee Kang-it
Rekord personal për gjermanin, që ka 534 mintua në La Liga pa pësuar gol.
Edhe Atletiko Madridi fitoi në takimin e javës së shtatë të La Liga-s. Bardhekuqtë mundën Sevijan në transfertë me rezultatin 0-2. Golat për “kolçoneros” u realizuan nga Jorente në të 29 dhe Morata në të 57’.
Klan News