Gjekë Marinaj kthehet në Shqipëri me një vëllim poetik kushtuar dashurisë. “Paradigma e Parajsës”, kështu quhet vepra e fundit që i kushtohet muzës së tij të përjetshme Dustinës.

Gjekë Marinaj: Një ide që të marrësh pak nga të gjitha dhe ta kuminosh atë në një dashuri që është më tepër romantik, nuk mund të isha kurrë poeti që jam pa frymëzimin e saj.

Krijimtaria e Marinaj kur ishte i ri nisi me poezi të forta kundër sistemit të diktaturës që mund t’i kushtonin jetës, ndërsa tashmë përqëndorhet të ndjenja më e lartë ajo e dashurisë, por a ka ndryshuar dhe mënyra e të shkruarait për të?

Gjekë Marinaj: Poezia kur shkruhet në rini është diçka që del direkt nga shpirti. Sot, unë e di ekzaktësisht se si është poezi e arrirë.

Miku i tij publicisti Preç Zogaj e përkufizon këtë botim vetëm më një fjalë.

Preç Zogaj: Është poezi që ka shumë dritë.

Në këtë mbrëmje mes poetesh dhe dashmirësisë së letërsisë nuk munguan çmimet për letërsinë dhe poezinë e mirë. Poetesha italiane, Rosalba Fantastico Di Kastron rrëmben çmimin “The Babel Prize”.

Rosalba Fantastico Di Kastron: Jam plot me ndjenja, por sigurisht me emocionon më tepër dhe është shumë e rëndësishme, ky qytet dhe kjo tokë ku ndodhem sepse ndjehem si në shtëpi. Ndërsa çmimi është një gjë që unë e kam dashur.

Krijmatria e Gjekë Marinaj është e përkthyer në shumë gjuhë dhe e velersuar nga kritika ndërkombëtare, ndërsa ai kësaj radhe për lexuesit shqiptar vjen me vepren “Paradigma e Parajsës.

Tv Klan