Kombëtarja e Gjermanisë është gati që të nisë fushatën e saj në Ligën e Kombeve. Në prag të ndeshjes së parë kundër Hungarisë në Düsseldorf, trajneri i kombëtares Julian Nagelsmann tregoi objektivat për muajt e ardhshëm.

Ai komentoi forcën e rivalit, të cilët pancerat i mposhtën 2-0 në fazën e gurpeve në europian.

“Nuk mund të presim të njëjtin rival si në EURO 2024. Hungaria do të kërkojë që të përparojë, kështu që varet nga ne se sa larg mund t’i shtyjmë kundërshtarët tanë. Ne kemi një formacion me ndryshime, por jo një ekip totalisht ndryshe. Prandaj, nuk është një ndryshim radikal, e nuk do të na duhet shumë kohë të përshtatemi. Ndeshja e parë pas Europianit është shumë e rëndësishme që të gëzojmë tifozët e të ndërtojmë atë atmosferë që do të na duhet për dy vitet e ardhshme. Duam të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë që kishim për Europianin.”

Nagelsmann tha se pancerat dëshirojnë të kenë një “bërthamë” lojtarësh që do të jenë shtyllat e ekipit për Kupën e Botës. Pas daljes në çerekfinale të Euros ndaj Spanjës që fitoi Euro 2024 në korrik, Gjermania ka humbur disa lojtarë me përvojë.

Toni Kroos, Manuel Neuer dhe Thomas Mueller, të gjithë fitues të Kupës së Botës 2014, janë tërhequr nga futbolli ndërkombëtar, ashtu si edhe Ilkay Gundogan, i cili ishte kapiten në Euro 2024.

Klan News

GAZETAR; IRGIS HYSENAJ