Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë të lirë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” gjashtë nga të arrestuarit për fajdet. Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar prokuroria një ditë më parë për Naim Ahmetin, Eduart Fushën, Vinko Nikprelajn, Elidon Qerimajn dhe Marjan Bregun.

Kurse 5 të tjerë Apeli i la në “arrest në burg, ashtu siç kishte vendosur Gjykata e Shkallës së Parë. Lulzim Shtylla u vendos në masë sigurie “60 ditë burg” për arsye shëndetësore. Ndërkohë vetë të ndaluarit janë shprehur se paratë djemve të ish-prefektit u janë dhënë si hua, por jo si fajde, duke akuzuar ish-prefektin Paulin Radovanin se i kishte ngritur kurth të arrestuarve.

12 të arrestuarit ishin të përfshirë në një skemë fajdesh përmes dhënies së huasë jashtë sistemit bankar. Përmes kësaj skeme të dyshuarit dyshohet se kanë përfituar pasuri të paluajtshme dhe automjete, të cilat i kanë kaluar në pronësi të tyre.

/abcnews.al