Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar dy mjekët, Viktor Marku dhe Besim Lama, që u arrestuan pasi mjekuan në spitalin privat Amavita, Eduart Lamajn, autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Laç. Lama e Marku do të hetohen në gjendje të lirë, por me detyrimin për t’u paraqitur në Prokurorinë e Kurbinit, që po heton vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit mbrëmjen e 30 Majit.

Ndërkohë avokatët e tyre mbrojtës pritet t’i bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë këtij vendimi, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do t’i hapte rrugën pushimit të çështjes me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.

Në sajë të hetimeve ka rezultuar se Eduart Lamaj, i dyshuar si vrasësi i Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, kishte shkuar për t’u mjekuar në spitalin Amavita, pasi kishte mbetur edhe vetë i plagosur gjatë atentatit, pas shkëmbimit të zjarrit me një nga viktimat.

Tv Klan