Gjykata e Durrësit ka liruar në sallën e gjyqit mjekun e urgjencës, Shkëlqim Ferko, të arrestuar nga policia në flagrancë me akuzën e moskallëzimit të krimit. Gjykatësja Majlinda Ndreu, pasi dëgjoi palët, ka vendosur si masë sigurie ‘detyrim paraqitje dy herë në muaj’ për Ferkon. Vetëm pak minuta pasi është liruar, mjeku është shprehur se policia ka ushtruar dhunë në momentin e arrestimit.

Shkëlqim Ferko: “Arrestimi im ka qenë komplet i paligjshëm, se kam qenë në krye të detyrës. Në kohën që mua më kanë marrë forcërisht, një pacienti tjetër sapo erdhi, që ishte i aksidentuar dhe policia nuk pyeti fare dhe më mori me dhunë, madje kam edhe shenjat në qoftë se doni t’i shikoni, që më kanë marrë forcërisht.”

Shkëlqim Ferko punon prej 9 muajsh si mjek kirurg në Spitalin e Durrësit. /tvklan.al