Filmi me metrazh të gjatë nga Dionis Papadhimitri

Filmi “Love” me metrazhit të gjatë i regjisorit Dionis Papadhimitri rrëmbeu 6 çmimet kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinian e Veriut.

Produksioni shqiptar i 2019-ës u shpall filmi më i mirë artisti, regjia më e mirë, skenari më i mirë, aktori më i mirë që e mori Genti Kame, aktori më i mirë në rol dytësor, Gentian Zenelaj si dhe filmi më i mirë me metrazh të gjatë në gjuhë të huaj.

Filmi ka në qendër të tij Gerin që kthehet ne Tirane pas një kohe shumë të gjatë i lodhur nga bashkëjetesa dhe kërkon të takojë miqtë e mbase dhe dashurinë.

Ndërthurur me episode komike, ai jo vetëm që nuk gjen asgjë nga ato që ka lënë por një pjesë e miqve janë në kriza edhe më të mëdha.

Transformimi i shoqërisë, historitë e dashurisë, aventurat, na tregojnë që jeta është personale dhe fataliteti absurd na mund, pa na dhënë mundësinë të jemi vetvetja, mbase asnjëherë.

Pas këtij suksesi të parë në SHBA për këtë bashkëprodhim shqiptaro-spanjoll pritet që ai së shpejti të shfaqet edhe në kinematë evropiane.

Tv Klan