Shpërthime janë raportuar në Bejrut pasi ushtria izraelite paralajmëroi njerëzit në një periferi jugore që të evakuoheshin.

Gjatë natës, njerëzve në pjesë të ndryshme të Dahieh bastion i Hezbollahut u detyruan të largoheshin. Shpërthime pati gjatë gjithë natës këtu ndërsa forcat izraelite intensifikuan sulmin e tyre mbi kufirin në Libanin jugor.

Hezbollah tha se ishte përfshirë në luftime intensive në terren me forcat izraelite, por ka vijuar hedhjen e dhjetra raketave në Izrael. Ndërkaq më në veri, në qytetin libanez të Tripolit, sulmet izraelite vranë një udhëheqës të Hamasit. Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se më shumë se 2,000 njerëz janë vrarë deri më tani në sulmet e Izraelit në të gjithë vendin, duke përfshirë 127 fëmijë dhe 261 gra.

Në Liban, më shumë se 1.2 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga sulmet në rritje izraelite. Kombet në mbarë botën kanë përgatitur plane emergjente për të evakuuar qytetarët nga Libani pas një përshkallëzimi të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollah. Edhe pse asnjë vend nuk ka nisur ende një evakuim ushtarak në shkallë të gjerë, njerëzit po largohen vetë mes frikës për sulme të tjera.

Në bastionin e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit, shumë ndërtesa janë kthyer në rrënoja. OKB ka bërë të ditur se strehimoret i kanë kaluar kapacitetet. Shumica e gati 900 strehimoreve të krijuara nga qeveria në Liban nuk kanë më vende. OKB po punon me autoritetet lokale për të gjetur më shumë vende dhe se disa hotele po hapnin dyert e tyre.

Klan News