Ministrat e BE dhe Frontex: Armët përfundojnë tek grupet kriminale dhe terroristët

Lufta në Ukrainë po nxit një tjetër femonen, tregtinë e paligjshme të armëve në Europë. Ministrat e Brendshëm të BE janë të shqetësuar, se kontrabanda e armëve do të mbetet një problem për shumë vite. Gjatë një takimi me Frontex si dhe me ministrat e Brendshëm të BE nën presidencën çeke, u diskutua jo vetëm për refugjatët, por edhe për kriminalitetin ndërkufitar që shfaqen si pasojë e luftës në Ukrainë.

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex, Aija Kalnaja është shprehur se rreziku më real që po i kanoset Europës tanimë janë futja kontrabantë i armëve të përqendruar kryesisht në kufirin mes Moldavisë dhe Ukrainës.

Frontex ka ndërmarrë madje edhe aksionet e para kundër tregtisë me armë. Rrjete të mëparshme kontrabandistësh tani janë përqëndruar tek armët, ku përmes luftës në Ukrainë është krijuar një qasje gati pa asnjë kufizim.

Sipas Deutche Ëelle këto armë me shumë gjasë bien në duar kriminelëve dhe se ky fenomen është parë në konfliktet në Ballkan pasi ende sot aty gjenden armë, që e kanë origjinën në konfliktet e këtij rajoni.

Ministrat e Brendshëm të BE mendojnë se duhet të bëhen përgatitje për ardhjen e refugjatëve të tjerë nga Ukraina. Disa vende kanë mbërritur në kufijtë e kapaciteve duke përmendur këtu Çekinë, e cila  krahasuar me numrin e popullsisë ka pranuar numrin më të lartë të refugjatëve nga Ukraina dhe dëshiron të marrë ndihma shtesë financiare. Në të njëjtën kohë Europa duhet të përgatitet për rritjen e numrit të refugjatëve nga rajone të tjera.

Klan News