Përmbytjet shkatërruese në Brazilin jugor po detyrojnë disa nga gjysmë milioni banorë të zhvendosur të konsiderojnë të migrojnë në zona të tjera. Me qindra mijëra familje që ikin nga përmbytjet, fatkeqësia e katërt që godet vendin dhe që ka vrarë të paktën 147 njerëz, me 127 ende të zhdukur po nxit një nga rastet më të mëdha të migrimit klimatik në Brazil.

Shkatërrimi rekord në Rio Grande do Sul pason përmbytjet në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, duke bërë që shumë prej 538,000 njerëzve të zhvendosur tani nga shtëpitë e tyre t’a kenë shumë të vështirë të rindërtojnë një tjetër jetë të re në pak kohë.

“Është shumë e ndërlikuar. Nuk e kam idenë se ku po shkoj, por do të jetë diku larg lumit, ku jeta jonë nuk do të jetë në rrezik. Të blejmë shtëpi të reja askush nga ne se ka këtë mundësi, po plakemi.”

Dy javë qëkur përmbytjet e fuqishme goditën Brazilin lumi Guaiba që rrjedh nga Porto Alegre po arrin sërish pikën kritike, duke kaluar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Në shtetin e Rio Grande do Sul, rrugët e dhjetëra qyteteve janë kthyer në lumenj.

Pikërisht në zonën përreth Porto Alegre, studiuesit vlerësojnë se rreth 3,800 km katrorë u përmbytën. Kjo është më shumë se gjysma e zonës së metrosë në Uashington DC, e cila përfshin 10 qarqe në dy shtete. Autoritetet kanë bërë të ditur se dëmet financiare nga përmbytjet arrijnë në 3.7 miliardë dollarë. Qeveria federale ka ofruar të ngrijë pagesave të borxhit për tre vjet. Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka bërë të ditur se  fondet emergjente do të vihen në dispozicion për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar si dhe për të gjitha familjet.

Klan News