Këshilltari i presidentit ukrainas: Është një mrekulli fakti që nuk shpërtheu centrali bërthamor i Zaporizhias

Lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të hyjë në fazë të re, pasi luftimet mund të përqendrohen në territorin prej 350 kilometrash që përshkon qytetin e Zaporizhjas dhe atë të Hersonit. Kështu thotë inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe.

Forcat ruse ka shumë mundësi që janë duke u mbledhur në jug të Ukrainës, në pritje të ndonjë kundër-sulmi, apo janë duke bërë përgatitje për sulm tjetër” –thuhet në një postim në tëitter.

Ndërsa trupat ukrainase kanë fortifikuar pozicionet e tyre rreth qytetit lindor të Slovianskut në rajonin e Donetskut. Ata presin një përpjekje të re nga Rusia për të kapur pikën strategjike. Sulmi i fundit rus në Sloviansk ishte më 30 Korrik, por trupat ukrainase besojnë se qetësia aktuale mund të jetë një prelud i sulmeve të përtërira.

Teksa luftimet mes forcave ukrainase dhe ruse nuk kanë të ndalur edhe akuzat për bombardime në centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhias. Për këshilltarin presidencial të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, fakti që termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia nuk “shpërtheu” ishte një mrekulli.

Fabrika është aktualisht nën kontrollin rus dhe Podolyak akuzoi Moskën për se po bën  të rrezikshme atje.Media Sky Neës thotë që Ukraina ka shmangur një fatkeqësi të mundshme pasi, më të madhen të   këtij lloji në Evropë.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka bërë Moskën përgjegjëse, duke e akuzuar atë për kryerjen e një “krimi të hapur dhe  të pacipë”.

Klan News