Sezon i jashtëzakonshëm ka rezultuar në Premier League. Elita e futbollit anglez dhuroi edicionin me më më shumë gola që nga viti 1992. Plot 37 gola të realizuar vetëm në javën e fundit, me 380 ndeshjet që prodhuan 1.246 gola në total. Një mesatare prej më shumë se 3 golash për ndeshje, duke eklipsuar më të mirën e mëparshme prej 1,222 në sezonin inaugurues të Premier League, kur kampionati kishte në total 22 klube nga 20 që ka aktualisht.

Ka disa faktorë që shpjegojnë “lumin” e golave, ndikuar nga minutat e shumta të shtesave, stili sulmues i skuadrave, por edhe dobësia në prapavijën e ekipeve që u ngjitën nga kategoria e dytë, Luton, Bërnli dhe Sheffilld Junajtid për tu rikthyer sërish në Championship. Manchester City ka peshën më të madhe në këtë statistikë.

Kampionët kanë shënuar 96 herë, ku 27 prej tyre mbajnë firmën e Erling Haaland, goleadori më i mirë i kampionatit. Nënkampionët e Anglisë, Arsenali festoi 91 herë, Liverpool 86 dhe Njukasëll një më pak. Sheffilld Junajtid me mbrojtjen më të keqe, pasi me 104 golat e pësuar vendos edhe një rekord negativ në Premier League. Por ajo që bie në sy janë edhe autogolat. Plot 49 të tillë të realizuar në këtë sezon, për të barazuar rekordin e vendosur 10 vite më parë.

Klan News