Pamjet e operacioneve të shpëtimit të mijërave punonjësve që po luftojnë me kohën në Turqi e Siri janë të shumta. Shumë prej të mbijetuarve gjenden ende nën rrënoja, të pamundur për të dalë dhe të dëshpëruar për ndihmë. Një gazetar turk tha për BBC këtë të martë se disa prej tyre po u dërgojnë video gazetarëve, mesazhe zanore e madje edhe vendndodhjen aktuale (live locations) nën rrënoja.

Në operacionet e shpëtim kërkimit janë angazhuar të paktën 26 mijë persona, prej të cilëve 2,769 personel nga 65 shtete.

Në videon më lart janë pamjet e një prej fëmijëve që u arrit të nxirrej i gjallë këtë martë nga rrënojat në Adiyaman të Turqisë.

Tërmeti me magnitudë 7.8 i mëngjesit të së hënës në Turqi e Siri i ka marrë jetën mbi 5 mijë personave. Me mijëra të tjerë janë plagosur ndërsa një numër i madh ndërtesash janë shembur./tvklan.al