Presidenti francez do të udhëtojë në Kiev dhe Moskë gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Moskë dhe Kiev javën e ardhshme në përpjekje të ndërmjetësimit në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Macron është përpjekur të gjejë një zgjidhje diplomatike mes tensioneve në rritje mes dy vendeve. Presidenti francez ka biseduar disa herë në javët e fundit me homologun e tij rus.

“Të dy do të mbajnë një takim kokë më kokë të hënën”, tha zyra e Macron.

Macron po përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësuesit në këtë krizë por pas javësh të tëra bisedimesh në formate të ndryshme diplomatike, mbetet e paqartë se sa ndikim do të ketë udhëtimi i tij.

Kujtojmë se ashtu si Franca edhe Gjermania ka ndërmjetësuar në konfliktin e Ukrainës prej vitesh. Gjithashtu edhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është angazhuar për të zgjidhur konfliktin.

Vendosja e më shumë se 100,000 trupave ushtarake ruse në zonën kufitare me Ukrainën, ekziston frika se Kremlini po planifikon një pushtim të Ukrainës.P or ka dhe nga ata analistë që thonë se pala ruse dëshiron të ngjallë frikë për të bindur NATO-n të bëjë lëshime.

Klan News