MakinaNjë aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Makina tip Renault, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe u përplas me një shtyllë betoni duke marrë flakë.

I plagosur rëndë është 37 – vjecari Hasbi Hidri ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Valias në Kamëz.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

tvklan.al