Dy persona kanë humbur jetën këtë të premte në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës pas një aksidenti rrugor. Mësohet se mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys.

Për pasojë plagët ishin të rënda për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin që ndodhej në mjet, të cilët humbën jetën.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al