Një aksident pa pasojë plagosjen e një 22-vjeçareje në Tiranë. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”.

Deri tani mësohet se mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grupi hetimor që ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al