Një automjet ka përplasur dy këmbësore në qytetin e Korçës, fatmirësisht pa pasoja të rënda. Makina tip “Nissan” e drejtuar nga qytetari me iniciale I.B. përplasi dy vajzat A.R. 19 vjeç dhe P.N. 10 vjeç, të cilat ishin duke ecur në anë të rrugës në unazën e qytetit.

Ato mbetën të plagosura dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Për fat të mirë, gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut. Kurse shoferi i makinës që përplasi këmbësoret u shoqërua në komisariat për t’u pyetur në lidhje me rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, një tjetër aksident rrugor kaloi pa pasoja të rënda. Dy automjete, Ford dhe Mercedes-Benz, u përplasën në aksin Ersekë – Korçë. Nga aksidenti mbetën të plagosur shoferi i Benzit dhe pasagjeri në këtë mjet, të cilët u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Shkaqet janë të paqarta dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre. /tvklan.al