Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Daullas të Fierit, ku një automjet ka përplasur këmbësorin.

Policia e Fierit bën me dije se drejtuesi 19-vjeçar K.E. i automjetit “Audi” përplasi këmbësorin 46-vjeçar me iniciale T.Gj.

Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  /tvklan.al