Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”. Gazetarja Anila Sefa bën të ditur se një këmbësor 50-vjeçar u godit nga një fuoristradë, duke mbetur fillimisht i plagosur rëndë. Ai u transportuaa drejt spitalit rajonal të Fierit, ku dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.

“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme“, tha policia e Fierit në një njoftim për mediat.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë./tvklan.al