Një aksident më pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhur në Fushë-Krujë. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40, në fshatin Kameras.

Deri tani bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 68-vjeçar, i identifikuar me iniciale B.L., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë po vijon puna për zbulimin e shoferit që ka shkaktuar këtë aksident, pasi është larguar nga vendi i ngjarje duke lënë të moshuarit të plagosur në rrugë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al