tonin

Edhe pse makinat me timon në krahun e djathtë janë ndaluar të importohen në Shqipëri, ato që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë vijojnë të mbeten burim aksidentesh.

Sipas ekspertit rrugor Tonin Gjonaj, automjete të tilla shkaktojnë aksidente për disa faktorë.

Me ndryshimin e Kodit Rrugor, automjetet me timon në krahun e djathtë, që qarkullojnë në vendin tonë, duhet t’u nënshtrohen ndryshimeve teknike.

Sipas nenit 10 pika 2 të Kodit Rrugor, prej 21 Marsit në Shqipëri është ndaluar hyrja e automjeteve me të ashtuquajturën ‘timon anglez’, apo makina me timon në krahun e djathtë.

Kjo vlen për ato makina, që do hyjnë dhe regjistrohen për herë të parë, pasi makinat e tjera ekzistuese me targa shqiptare, do të qëndrojnë deri në amortizimin gradual të tyre.

Tv Klan