Robert Lewandowski, sulmuesi polak i Bayern Munchen ka fituar çmimin si lojtari më i mirë nga FIFA.

Ylli i skuadrës gjermane fitoi edicionin e pestë të çmimeve vjetore pasi ndihmoi gjigandët e Bundeligës që të realizonin fitoren e një triplete historike. Në  garë, polaku mundi Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n.

Në sezonin që lamë pas Lewandowski shënoi 55 gola në 47 paraqitje. Një sezon i shkëlqyer për 32-vjeçarin i cili doli golashënues në Bundesligë, Champions League dhe kupën gjermane.

Edhe këtë vit sulmuesi po vazhdon me formën e shkëlqyer, ndërsa të mërkurën shënoi golin e 250 në Bundesliga.

Çmimin e portierit më të mirë e mori shoku i tij i skuadrës Manuel Neuer. Sa i përket trajnerit më të mirë, ky çmim i shkoi Jurgen Klopp-it pas fitores së Premier League me Liverpool-in. Çmimin për golin më të bukur e mori lojtari i Tottenham Son Heung-mi./tvklan.al