Skuadra angleze e Manchester City-t është gati të paguajë një shifër marramendëse për të pasur Lionel Messin pjesë të saj.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se City është gati që të paguajë lojtarin deri në gjysmë miliardi Euro, nëse ai është i gatshëm të firmosë për 4 vitet e ardhshme.

Tashmë superylli i Argjentinës ka në tavolinë një ofertë prej 495 milionë Euro, për një kontratë 4-vjeçare.

Por duket se kushtet e kontratës për sulmuesin janë përmirësuar disi, pasi ai mund të luajë 2 vite në Angli për Manchester City-n dhe 2 vite të tjera tek skuadra e MLS në SHBA, që është në pronësi të klubit anglez.

Messi-t më herët i është ofruar një kontratë 5-vjeçare, por që u refuzua prej tij. Prej kohës përflitet e argjentinasi mund të largohet nga Barcelona dhe shumë skuadra janë të gatshme të paguajë shifra marramendëse për të./tvklan.al