Manchester United është rikthyer te suksesi në kampionat pas 3 sfidave. “Djajtë e kuq” mposhtën 3-0 Brentford dhe mbeten në vendin e gjashtë. Gjithsesi, skuadrën e Ragnik vetëm matematika i lejon të besojë se mund të sigurojë një biletë të Champions League.

Bruno Fernandes zhbllokoi sfidën, ndërsa një tjetër episod për t’u veçuar në fraksionin e parë ishte edhe një gol i anuluar i Cristiano Ronaldos për një pozicion të parregullt. Portugezi gjeti rrugën e rrjetës teksa fitoi një penallti të cilën e shndërroi vetë në gol.

Ky ishte goli numër 18 në këtë sezon për 37-vjeçarin duke barazuar numrin e golave të shënuar po me United në sezonin 2008-2009, para se të transferohej te Real Madrid. Llogaritë i mbylli mbrojtësi, Rafael Varane, i cili realizoi edhe golin e parë me fanellën e “Djajve”. Junajtid numëron 58 pikë dhe e ka thuajse të sigurtë kualifikimin në Europa League.

Klan News