Maqedoni e Veriut, masa ekstreme në Dibër të Madhe

Maqedoni e Veriut, masa ekstreme në Dibër të Madhe

23:30 13/03/2020

Shkon në 13 numri i të infektuarve

Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë në Maqedoninë e Veriut prej sot është vendosur situatë krize për shkak të koronavirusit, ka vendosur Qeveria në seancën e sotme.

Nga testimet në Dibër, është konstatuar se katër persona kanë rezultuar pozitiv dhe ata do të hospitalizohen në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Me këtë, numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut rritet në 13.

Sot erdhën për testime materiale nga Qendra e Shëndetit Publik në Dibër për dhjetë persona. Katër janë pozitive që do të thotë se kemi edhe katër pacientë tjerë që do të transferohen në Klinikën Infektive në Shkup dhe të gjithë janë me simptoma të lehta. Ky ishte shkaku që së bashku me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe Komitetin Drejtues me Kriza të shpallim situatë krize në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupa dhe Qeveria solli vendim për kufizimin e lëvizjes të qytetarëve që jetojnë në këto komuna”, tha ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Duke njoftuar për të prekurit tjerë nga koronavirusi, ministri Filipche njoftoi se është përkeqësuar gjendja e bashkëshortes së çiftit bashkëshortor nga Dibra.

“Pacientët janë stabël, përveç bashkëshortes së çiftit bashkëshortor nga Dibra. Ajo ka përkeqësim shtesë të gjendjes dhe është afër që të vendoset në aparate për ventilim mekanik. Specialistët shpresojnë se me terapi ajo do ta tejkalojë këtë situatë, por janë të gatshëm që të vendoset edhe në aparate të frymëmarrjes nëse përkeqësohet situata”.

Ministri Filipche njoftoi se edhe një udhëtar në aeroportin e Shkupit që kishte udhëtuar nga Gjermania ka shfaqur temperaturë të lartë. Ai është izoluar së bashku me udhëtarët tjerë rreth tij dhe është testuar për koronavirus.

Ndryshe nga dita e sotme, tërësisht respektohet ndalesa për hyrje të qytetarëve që vijnë nga vendet me rrezik të lartë të koronavirusit. Në këtë drejtim, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka bërë thirrje që shtetasit e vendit që punojnë jashtë, për momentin t`i anulojnë vizitat në Maqedoni, me qëllim të përballjes me këtë situatë. 

Klan Macedonia




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi