Një tjetër marrëveshje që do të nënshkruhet këtë të premte mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës është edhe ajo për njohjen e sigurimeve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes grupeve të punës.

“Negociatat nisën në vitin 2020. Kaluam dy raunde, ato u përmbyllën me procesin e hartimit dhe miratimit të këtyre marrëveshje. Pritet që të dyja marrëveshjet të miratohen dhe të ratifikohen nga presidentët dhe të hyjë në fuqi në muajin e tretë pas njoftimit të tretë reciproke.

Vitet e fundit numri i të punësuarve është rritur si nga ana e shqiptarëve që punojnë në Kosovë dhe nga ana e shtetasve kosovarë që punojnë në Shqipëri. Kjo marrëveshje që nënshkruajmë sot lehtëson akoma më tej procedurat e tyre, njeh periudhat e sigurimit të tyre në mënyrë që qytetarët të përfitojnë nga përfitimet që merren në rastet e aksidente, si dhe në pensionet e pleqërisë dhe invaliditetit apo pensionet familjare në të dyja vendet”, tha Ibrahimaj.

Edhe Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transferave në Shqipëri shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin mes të dyja palëve.

“Sa i përket marrëveshjes për sigurimet shoqërore, nuk mund të kishte një treg të përbashkët të punës me këto lehtësira që po bëhet dhe leje qëndrimet në dy anët e kufirit pa pasur edhe njohjen e sigurimeve shoqërore. Kjo e pikturon atë pikturën e tregut të përbashkët të punës”, tha Murati./tvklan.al