Maska fytyre me gjak menstrual, 33-vjeçarja zbulon sekretin e lëkurës rinore




Maska fytyre me gjak menstrual, 33-vjeçarja zbulon sekretin e lëkurës rinore

18:28 29/07/2022

Një grua ka deklaruar se ka zbuluar një mënyrë për të  ruajtur lëkurën e saj të butë si mëndafsh dhe të re duke përdorur maska të bëra me gjakun menstrual.

33-vjeçarja Mimi Boliviana nisi t’i kushtonte më shumë kohë vetes pas ndarjes nga i dashuri. Gjatë këtij rrugëtimi, modelja u njoh me idenë e vendosjes së maskave me gjakun e ciklit mujor nga vajza të tjera të Instagramit, të cilat gjithashtu po e provonin këtë trend të pazakontë, të njohur si maska menstruale.

Mimi thotë se maskat tashmë janë pjesë e rutinës së saj të lëkurës dhe ajo i aplikon disa herë gjatë çdo cikli.

Është mirë të qëndrosh e re. Sa herë e bëj, duket sikur kam lëkurë bebeje. Jam plotësisht e hidratuar dhe e rigjeneruar. Zakonisht e aplikoj maskën disa herë gjatë ciklit duke përdorur një furçë. E mbledh me anë të kupës menstruale dhe e holloj me ujë të filtruar”,  shpjegon ajo.

Ajo shton se gjaku nuk ka aromë të keqe për sa kohë ajo ndjek një regjim të shëndetshëm ushqimor.

Por a është metodë e sigurtë?

Aktualisht, nuk ka studime shkencore që mbështesin idenë e maskave menstruale. Mendohet se gjaku i periodave përmban qeliza staminale, por kjo është ende një debat. Gjaku është i pasur në zink, magnez dhe bakër, por janë  përbërës që gjenden lehtësisht në kremra kozmetikë.

Për më tepër, mbetet çështja e higjienës pasi gjaku është steril vetëm kur ndodhet në uterus, ndërsa gjatë daljes mund të ndotet nga baktere, që mund të jenë të dëmshme për lëkurën./tvklan.al










Të ngjashme