Ka besim se ato do ta shërojnë nga tumori në zorrën e trashë

Mateo Mesina Denaro i trembet vdekjes dhe po kërkon të kurohet kundër tumoreve në zorrën e trashë me ilaçe nga Izraeli. Mediat italiane bëjnë të ditur se këtë kërkesë ua ka bërë mjekëve onkologë, të cilët janë të vetmit që lejohen të hyjnë në qelinë ku është izoluar prej 11 ditësh me sistemin e ashpër 41-bis në burgun e Akuilas.

60-vjeçari citohet t’u ketë thënë mjekëve se duhet ta kurojnë me ilaçe të mira. Thotë se ka lexuar shumë libra për sëmundjet tumorale dhe prej tyre ka mësuar se në Izrael ka disa kura efektive eksperimentale kundër tyre. “Nuk kam formim kulturor, por kam lexuar qindra libra”, është shprehur Denaro.

Karabinierët publikuan këtë video ku shfaqen pamje të ambienteve të brendshme të njërës nga banesat në Kampobelo di Maxarro, që është përdorur prej tij gjatë këtyre 3 dekadave për t’u fshehur. Bie në sy ky poster i aktorit të famshëm Xhoakin Feniks në rolin e Xhokerit, që shquhet si simbol i revoltës kundër pushtetit, e po ashtu veshje e aksesorë luksozë të markave të famshme botërore.

Tv Klan