Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është vënë në pranga 30-vjeçari me iniciale R.Gj. për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të banesës së 30-vjeçarit në fshatin Sopot të Bulqizës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 24 copë fishek, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al